Fusha të tjera

Praktika administrative:

Legjislacioni në fuqi ka një ndikim të madh në vendimmarrjen e operatoreve ekonomik dhe është një faktor vendimtar në planifikimin strategjik të tyre. Veprimet rregullatore dhe zbatuese nga institucionet e panumërta shqiptare dhe agjencitë e tyre mund të imponojnë kosto të konsiderueshme, përjashtojnë mundësi premtuese dhe në disa raste kërcënojnë vitalitetin e një kompanie apo edhe te një industri të tërë.

Duke njohur rëndësinë e kësaj fushe dhe aftësitëtona, ne jemi në gjendje të kuptojmë dhe parashikojmë çdo ndryshim të politikave. Ndonjëherë nisja e një procesi gjyqësor është i nevojshëm por herë – here, qasja më e mirë përfshin procedura të mëtejshme administrative. Eksperienca jonë në njohjen e praktikës administrative të organeve qeveritare na jep një avantazh të jashtëzakonshëm për të përfaqësuar klientët në këtë fushë.

Praktika e punësimit:

Në kuadrin e kësaj fushe, ndihma dhe mbështjetja jonë i ofrohet klienteve tanë kryesisht në draftimin e kontratave të punësimit individual apo kolektiv, draftimi i rregullores së brendshme të vendit të punës. Sigurojmëkonsulencë ligjore dhe përfaqësim të çdo personi në marrëdhëniet e punës së të cilëve rregullohen nga Kodi i Punës apo çdo ligj tjetër specifik, si ai “Mbi statusin e nëpunësit civil”, etj.

WhatsApp chat