Kontrata
Kontratat publike, janë kontratat ligjore të lidhura zakonisht nëpërmjet shkëmbimit të komunikimit me shkrim, ndërmjet një apo më shumë operatorëve ekonomikë* dhe një ose më shumë autoriteteve kontraktore** shtetërore, që kanë si objekt kryerjen e puneve, furnizimin e mallrave dhe / apo shërbimeve, në përputhje me ligjin.
Tipet kryesore të kontratave publike janë:
Kontratat për punë publike janë kontratat publike, që kanë objekt realizimin, projektimin dhe realizimin e punimeve apo të punës ose realizimin me çfarëdo mjeti të një pune, që përputhet me kërkesat e përcaktura nga autoriteti kontraktor. Këto kontrata janë të përshtashme kryesisht për vepra infrastrukture.
Kontrata publike furnizimi janë kontratat publike, që kanë objekt blerjen, blerjen me pjesë ose me këste, qiranë me ose pa mundësi blerjeje të mallrave. Një kontratë publike, që ka objekt furnizimin me mallra dhe që përfshin në mënyrë dytësore edhe vendosjen dhe instalimin, vlerësohet si “kontratë publike furnizimi”, nëse vlera e mallrave e tejkalon vlerën e vendosjes apo instalimit.
Kontratat publike për shërbime janë kontratat publike që kanë objekt kryerjen e shërbimeve. Ato mund të kenë si objekt mallra dhe shërbime, por në këtë rast vlera e shërbimeve në kontratë duhet të tejkaloje atë të mallrave. Kontratat për shërbime, mund të përfshijnë edhe punime të lidhura në mënyrë dytësore me objektin kryesor të kontratës.
Kontratat e konsulencës janë kontratat për shërbime konsulence, të një natyre intelektuale dhe këshilluese, duke përjashtuar llojet e tjera të shërbimeve, ku mbizotërojnë aspektet fizike të veprimtarisë si punime dhe/ose furnizime mallrash.
Kontratat publike lidhen midis autoritetit kontraktor dhe kontraktuesit.
* “Autoritet kontraktor” është çdo institucion apo ent (institucionet kushtetuese, institucionet e tjera qendrore, institucionet qendrore të pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore), që i nënshtrohet zbatimit të ligjit “Për Prokurimin Publik”.
** “Kontraktues”, “furnizues” dhe “sipërmarrës i shërbimit” është çdo person fizik, juridik apo ent publik ose grup personash dhe/ose organesh të tilla, që ofrojnë në treg sipërmarrjen e një ose disa punëve, furnizimin me mallra ose shërbime.
Konsulenca jonë në hartimin e tyre, përfshirë shtojcat, nënkontraktimet etj, është një garanci më shumë për realizimin e objektit të kontratës në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe detyrimet reciproke, të cilat do të jepen qartësisht të kuptueshme dhe në mirëbesim.