Prokurime Publike

 

 

Prokurimet publike, janë procedurat e ndërmarra nga Autoritetet Kontraktore për përzgjedhjen e fituesve për kontratat publike – të financuara nga buxheti i shtetit ose te ardhurat – për punë, mallra dhe shërbime.

Është shumë i rëndësishëm fakti që këto procedura të jenë ligjore, pasi vetëm në këtë mënyrë garantojmë zbatimin e tij, sipas qëllimit që mbart: të rrisë efiçencën dhe efikasitetin në procedurat e prokurimit publik, të kryera nga autoritetet kontraktore;të sigurojë mirëpërdorim të fondeve publike dhe të ulë shpenzimet procedurale;të nxisë pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik;të nxisë konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë; të sigurojë një trajtim të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit publik; të sigurojë integritet, besim publik.

Zhvillimi i procedurave të prokurimit nëpërmjet platformës me mjete elektronike, sipas detyrimeve për zhvillimin e procedurave të prokurimit në Republikën e Shqipërisë, është një garanci me tepër dhe kërkon njohuri të veçanta dhe të specializuara.

Fondet publike

Fondet publike, janë çdo vlerë monetare e Buxhetit të Shtetit, e buxhetit vendor, fonde ndihmë ose kredi të dhëna nga donatorë të huaj sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare të cilat kërkojnë zbatimin e procedurave ligjore të vendit. Hyjnë në fondet publike dhe të ardhura nga shteti, nga ndërmarrjet lokale, shoqëritë tregtare dhe entet e tjera, ku shteti zotëron shumicën e aksioneve ose të kapitalit, të cilat janë përcaktuar për përdorim në prokurimet publike.

Procedura online

Zhvillimi i procedurës se prokurimit me mjete elektronike (www.app.gov.al), është përdorimi i pajisjeve elektronike dhe programeve informatike për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave (përfshirë këtu edhe përpunimin dixhital) që transmetohen, jepen e merren përmes kabllove, radios, mjeteve optike ose çdo mjeti tjetër elektromagnetik. Platforma e prokurimit elektronik është një aplikim i bazuar në rrjet, që mbështet automatizimin e aktiviteteve të tenderimit të Autoriteteve Kontraktore. Ky sistem mundëson administrim të sigurt, efikas e transparent të të gjithë dokumentaveqë lidhen me procesin e tenderimit, duke mënjanuar formën e dorëzimit të dokumentacionit në letër dhe duke siguruar një rrjedhë të sigurt të të dhënave përgjatë gjithë procesit.

Konsulenca jone

Konsulenca jone për operatorë të huaj ose vendas në kete fushe do mundesoje përpjekjet tuaja per te qene te sigurt ne cdo hap konkurrimi, ne lidhje me zbatimin sic duhet te procedurës. Gjithashtu, mundësojmë kontroll të dokumentacionit dhe ngarkim e tyre në platformën elektronike të zhvillimit të procedurave të prokurimit publik. Ushtrojme ndjekjen e procedurës, që nga data e zhvillimit te saj, nëklasifikimin përfundimtar si dhe hartimin e ankesave në autoritete kontraktore apo Komisionin e Prokurimit Publik / gjykatë, sipas rastit.

WhatsApp chat